Luiz Ejlli ka marrë një vendim për rrjedhën e lojës brenda “Big Brother Vip Albania”.
Pas më shumë se 60 ditësh brenda shtëpisë, artisti u shpreh se nga sot e tutje, fokusi i tij do të jetë totalisht te loja dhe fitorja. Kjo deklaratë u prit me habi nga Olta por jo aq nga Kiara.
“Zgjidh më tha mua Zhaku. Po zgjedh, do fitoj Big Brother, e me Kiarën do takohemi jashtë. Të dyja nuk i bëj dot, u bëra 67 ditë këtu”, u shpreh Luizi.
“Po tërhiqesh, nga Kiara?”, e pyeti Olta.
“Pse ha m*t kot?”, ja ktheu ai duke mos dashur ta zgjasë më tepër.
Ndërkohë, Kiara sqaroi Maestron se Luizi do e ketë fokusin më shumë te loja, duke treguar në këtë mënyrë se nuk është ndjerë edhe aq keq nga ajo që tha Luizi.
“Sa të jetë këtu do përkushtohet vetëm te loja”, u shpreh moderatorja.