“Kë kap ti mo ejjj”, “plas” sherri në emision, konkureti i Për’puthen përplaset me disa persona në studio (VIDEO)

Eri Aga ish konkurenti i Për’Puthen, së fundmi ka qënë i ftuar në emisionin “n’Kosovë show”.

Eri tashmë njihet për tipin e tij të papërmbajtshëm, që është bërë edhe shkak i pezullimit nga Për’puthen.

Teksa fliste për këngën dhe për eksperiencën në reality show, është krijuar një sherr mes Erit dhe disa personave lidhur me një konkurrente të “It’s my love”, e cila ishte e ftuar në emision gjithashtu.

Erit i është bërë një kamera e fshehtë, ku disa persona janë futur nga backstage dhe kanë filluar të konfliktohen me Erin, lidhur me flirtimet e këtij të fundit vajzën në studio.

“Kë kap ti mo ej, më njeh ti mua?”, dëgjohet të thotë Eri, teksa s’ka munguar edhe përplasja fizike.

Por pasi situata po agravonte është thënë se gjithçka ishte një shaka dhe situata u qetësua, teksa dëgjohen dhe të qeshurat në studio.

Author: admin