Duket se banorët e kanë të pamundur të kontrollojnë veten brenda shtëpisë.
Spektakli i mbrëmjes së djeshme të “Big Brother VIP2” ka nisur me një ‘tërheqje veshi’ nga Vëllai i Madh. Duke qenë se brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka pasur mjaft ofendime deri në bullizim dhe dhunë fizike, janë marrë masat e nevojshme.
Përveç largimit të Kejvinës, Vëllai i Madh vendosi që t’i dënojë dhe banorët e tjerë. Moderatorja e njohur, Arbana Osmani, u komunikoi atyre se për çdo fyerje, ofendim, fyerje, vënie në lojë, do ulen nga 2 mijë euro nga çmimi i madh.
Gjithashtu në ekranin e madh të vendosur në sallonin e ndenjës, banorët panë disa nga momentet më të shëmtuara që kishin ndodhur aty që nga fillimi i këtij reality show.
Në klip ishte përfshirë edhe momenti ku Dea Mishel ka një thikë në dorë e kur pranë saj kalon Luiz Ejlli, ajo ka një shikim të vrazhdë. Por jo vetëm kaq, pasi aty u shfaq edhe momenti kur Amos Zaharia po fliste me Kristi Dragot.
“Do ta çoja në mal, do ta zhvishja lakuriq, do ta xhiroj dhe do t’i thoja “Kërko falje”. Edhe pastaj shihe ti a i jep më gojës.”- i përgjigjet ai Kristit që e pyeti “Çfarë do bëje, do e vrisje?”.
Të gjithë u justifikuan me fjalinë “ishte me shaka dhe me humor”. Për këtë arsye Arbana Osmani u kërkoi atyre që të kenë kujdes me batutat dhe shakatë, pasi nuk është mënyra e duhur e të thënit.
Por kjo kërkesë e moderatores së dashur për publikun duket se nuk është zbatuar nga disa prej banorëve. Mbrëmjen e djeshme teksa disa prej banorëve po festonin për ditëlindjen e Kiara Titos, kishte nga ata që komentonin se çfarë ndodhi gjatë prime-t.
Teksa Olta afrohet dhe përqafon Amosin, ky i fundit i thotë:
“Nesër do zgjohemi me thika? Kë do vrasim?”.
Ndërkohë Olta i përgjigjet: “Nesër do vriten vetë sa të më afrohen, do vdesin”.