Ditën e sotme Donaldi u surprizua nga dy vëllezërit e tij, Romeo dhe Mario. Dyshja kaluan sipër shtëpisë së “Big Brother VIP” me një helikopter duke hedhur karafila nga ajri.
Ky gjest emocionoi Donaldin, por dhe një pjesë të mirë të banorëve. Nga ana tjetër, Ilirit nuk i ka pëlqyer dhe ka reaguar ashpër.
“Një nga gjërat që kam urryer në jetën time tek njerëzit është tangërlliku, p*rdha. Të jesh kaq i ri dhe të kesh kaq shumë p*rdhë!! Unë kam njohur realisht shumë njerëz, si shqiptarë, si të huaj që kanë bërë karrierë, kanë lekë me ble botën dhe janë njerëzit më të thjeshtë të kësaj dynjaje. Një p*rdhë të tillë këtu brenda unë nuk e kisha imagjinuar kurrë!”, është shprehur ai.