“Kapo Kapllani” tregon pse nuk ka vendosur të martohet/ Ledia Lako: “Kam pasur frikë se…”

Aktori Ledio Lako tregohet gjithmonë i rezervuar për jetën e tij private. I ftuar në emisionin “Dola te Ola”, ai ka rrëfyer një prej arsyeve se pse nuk është martuar.



Gjatë emisionit, Lako mori një videomesazh nga miku i tij, aktori Gazment Paja, i cili krahas vlerësimit për të, i uroi të gjente një nuse.

Në lidhje me këtë, Lako u shpreh se nuk ka dashur asnjëherë të përflitej për jetën e tij private, teksa shtoi se në fillimet e veta, nuk ka vendosur të martohet pa siguruar një bazë të sigurt ekonomike.

“Kam dashur t’i jap femrës një siguri ekonomike. Kam filluar nga zero dhe kam patur edhe frikën se mund të mbetem pa punë, sikur do të më shkatërrohej familja”, tha ai, duke shtuar që nuk ka patur guxim te kjo pjesë edhe pse në jetën e tij është shumë i guximshëm.



Më tej Ledio tha se tashmë është i sigurt ekonomikisht dhe me humor tha se mund ta quajë veten të pasur.

Author: morevesh