Kapja e 119 kg kokaine/ Artan Hoxha zbulon detaje: Pronari i shkarkoi në darkë dhe njoftoi policinë në mëngjes. Tani do na rritet edhe çmimi i…

Gazetari i njohur investigativ Artan Hoxha ka nxjerrë në dritë detaje të reja lidhur me  kontejnerin me banane ku u gjetën 119 kg kokainë që vinin nga Amerika Latine drejt magazinave të kompanisë Zico Sh A në zonën e Vaqarrit.

Përmes një statusi në rrjetin social, Facebook, gazetari Hoxha shkruan se ndryshe nga sa policia ka gjetur në zonën e Vaqarrit, sasia e drogës mund të jetë shumë herë më e madhe se sa 119 kilogramë.

Gjithashtu gazetari thekson se pronari i kompanisë i cili pretendon se kokaina është futur mes bananeve nga disa persona të armatosur, e ka lajmëruar policinë në mëngjes, ndërkohë që shkarkimi i ngarkesës është bërë një natë përpara.

Artan Hoxha nuk e kursen ironinë kur shkruan se duhet bërë edhe inventari i arkave me banane që janë nisur në fillim nga Guayaquil i Ekuadordit pasi tashmë mund t’i druhemi edhe rritjes së çmimit të bananeve.

Postimi: “Eh moj bananja kinge, ç’na e nise me faqe “te bardhe” 2022-shin… Na u be ky konteineri i fundit, qe erdhi nga Ekuatori, si urbani Ndroqit. Ndalohet ne Gioa Tauro Itali, shkarkohen ca arka me “banane”, pastaj mbyllin konteinerin. E ndalin ca “pasagjere” me maska e kallashnikove ne Romanat, si “trimat e Selfo Qorrit”, vjedhin ca arka me “banane” dhe pastaj mbyllin deren. Ne darke e parkojne konteinerin ne Vaqar, sistemojne arkat me “banane”, pastaj kujtohen ne mengjes, se duhet njoftuar policia. Vjen policia paradite, gjen dhe ajo ca arka me 119 kilograme “banane bardhoshe”…. Te pakten na jepni inventarin e arkave me “banane”, sa u nisen nga Guayaquil, sa bitisen ne Vaqarr? Jo per gje, por kam hall se mos shkon kacafiu dhe çmimi i bananeve verdhacuke qe ha populli?!!

 

Author: morevesh