Kapet me ‘çantë shpine’ duke futur drogë në oborrin e burgut pëllumbi ‘trafikant’

Historitë me pëllumbat korrierë janë të njohura prej kohësh.




Një pëllumb është kapur duke u përpjekur të futë drogë në një burg. Ngjarja ka ndodhur në Kanada, ku oficerët e burgut të Abbotsford, gjetën një pëllumb i cili kishte një çantë shpine të mbushur me pilula metafetamine.

Uniformat blu të burgut thanë se nuk kishin parë kurrë më parë diçka të tillë, teksa më herët të burgosurit ishin përpjekur të fusnin dorgj brenda qelive nëpërmjet dronëve, që u afroheshin pranë dritareve nga bashkëpunëtorë të tyre.




Lumi i “gjakut” që del nga akullnaja tashmë nuk është më sekret, ja nga vjen Siç raporton CBC , pas një ndjekjeje të gjatë rreth oborrit rekreativ, oficerët më në fund e kapën zogun. Brenda çantës së shpinës, ata gjetën 30 gramë pilula metafetamine. Zogu duket se ishte stërvitur mirë, pasi lëvizte me hapa të vegjël që të mos krijonte shumë dhe të mos kapej.

Pasi kapën dhe hoqën çantën e shpinës plot me drogë, zogu u la i lirë.

Author: morevesh