Kanë shkëmbyer numrat dhe janë drejt lidhjes Diola dhe Xhoni?/ Babai i tij vë duart në kokë

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishin të ftuar Diola dhe Xhoni, në daljen e tyre të parë bashkë jashtë shtëpisë së BBV. Ata deklaruan se nuk kanë mundur të takohen fare gjatë kësaj jave, por vlerësojnë miqësinë e krijuar brenda shtëpisë së BBV dhe kanë planifikuar një fluturim bashkë.



Teksa flisnin për eksperiencën e tyre brenda shtëpisë së BBV, në led u shfaq momenti kur Alketi vuri duart në kokë gjatë transmetimit të kërcimit të tyre e si Diola dhe Xhoni ia plasën të qeshurës.

“Ky është një moment epik”, tha Xhonatani, ndërsa Diola pranoi se kjo ishte gjëja e parë që prindërit i kishin përmendur sapo i kishte takuar.

Aludimet për një romancë mes tyre nisi pasi “Vëllai i Madh” caktoi për të dy që të bënin një kërcim, në kuadër të lojës “Talent Show”, me një këngë latine. Kjo bëri që banorët e tjerë të Big Brother Vip të mendojnë se mes tyre mund të krijohet një marrëdhënie dhe “të lindin” ndjenjat.



Kërcimi dhe “afrimiteti” u vu re nga banorët, ku konkretisht Armaldo dhe Olta thanë se Xhoni ka një pëlqim për Diolën. Në një bisedë me aktoren, Armaldo u shpreh se Xhoni e kishte pranuar vetë që kishte eksperienca me vajzat më të mëdha në moshë, gjë që u pohua edhe nga Olta.

“Xhoni më tha që ka eksperienca me mosha më të mëdha. Kam nja dy ditë që e kam vënë re”– u shpreh Armaldo, ndërsa Olta Gixhari tha: “Ai është shumë djalë interesant, por nuk e dimë tani çfarë ndodh. Diola tha që kam një lidhje jashtë, por nuk jam e bindur nëse e ka”.

Author: morevesh