Policia e Shtetit ka marrë mbrëmjen e kaluar një telefonatë ku i thuhet se disa persona po xhironin një videoklip në Unazën e Madhe. Sapo mori këtë informacion, patrulla e Policisë Rrugore ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku ka konstatuar se ishin 5 automjete të ndryshme të cilat po xhironim videoklip dhe kishin penguar lëvizjen e mjeteve të transportit rrugor gjatë xhirimeve në rruge.
Policia ka njoftuar se për këtë arsye u bë arrestimi i personave të përfshirë në këtë shkelje për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit rrugor”.
Po ashtu, Policia e Shtetit iu bën thirrje qytetarëve që të telefonojnë në numrin 112 për çdo problem apo paligjshmëri që pikasin.