Ish-kampioni botëror i boksit dhe kryetari aktual i Kievit, Vitali Klitschko, iu bashkua ushtrisë ukrainase dhe u bëri thirrje zyrtarëve të tjerë ta bëjnë të njëjtën gjë. Përkatësisht, ai filloi stërvitjen me rezervistët ushtarakë ukrainas në mes të tensioneve në rritje ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë, raporton New York Post, transmeton Gazeta Express.
Klitschko, tani kryetar i Kievit, e përshkroi Putinin si “gangrenë” që prek Evropën, ndërsa frika rritet se Rusia po planifikon një pushtim të atdheut të ish-boksierit.
Klitschko (50 vjeç), i zgjedhur kryetar komune në vitin 2014, dha komente për Daily Telegraph pasi mori pjesë në simulime ushtarake dhe stërvitje taktike, ndërsa Rusia po mbledh forcat në kufirin me Ukrainën.
“Shumë prej nesh kanë shërbyer në ushtri dhe ato aftësi janë dashur të kthehen. Mendoj se ky trajnim është i nevojshëm për zyrtarët e lartë dhe të mesëm në një vend që ka qenë në luftë për gati tetë vjet”, tha ai.
“Ukraina nuk mund t’i kapërcejë sfidat e vështira me të cilat përballet pa miq dhe partnerë të besueshëm.”
100,000 rezervistë ushtarakë ukrainas thuhet se janë ndarë në 25 njësi të ngarkuara me mbrojtjen e vendeve kyçe dhe ruajtjen e rendit. /abcnews.al