Ishim ulur shumë pranë njëri-tjetrit në krevatin e tij. Ndjeja se nuk po i rezistoja dot. Erdhi gjithçka vetvetiu dhe nuk ishte e parashikuar. Kurrë nuk e kishim menduar se mund të kishim diçka më shumë, ishim miq. Për më tepër unë isha në një marrëdhënie serioze dhe Matt ishte mik i përbashkët edhe i të dashurit tim.
Para se të më urreni për atë që do vijë më pas, ju them se kurrë nuk isha ndjerë aq mirë në jetën time. Unë dhe Matt kemi pasur marrëdhënie seksuale çdo ditë në dy vitet e para të lidhjes, ndonjëherë edhe më shumë se një herë në ditë, por më vonë jo.
Isha 21 vjeçe kur fillova të ndjeja neveri për të kryer marrëdhënie seksuale. E doja të dashurin, por nuk kisha dëshira seksuale. Nuk e dija deri në atë moment ndryshimin midis dashurisë ndaj dikujt dhe thjesht nevojës për ta pasur atë.
Kjo ishte hera e parë që tradhtova të dashurin. S`kisha tradhtuar kurrë. Deri tani kam tradhtuar 3. I gënjeva vetëm për pak ditë ose javë, sepse më pas u ndava me secilin prej tyre. Por nuk pendohem për çdo rast mashtrimi. Nuk pendohem, sepse secila përvojë më mësoi gjëra thelbësore për veten dhe seksualitetin tim. Jam vetëm 20 vjeçe.
Tradhtia e parë më bëri të kuptoja se në fakt lidhja ime me Matt kishte mbaruar. Ai s`ishte kurrë aty për mua. S`kidhte kuptim që unë të prisja atë.
Nuk mendoj se mashtrimi ishte një krim i madh, as nuk e promovoj. Por mendoj se kur je i ri duhet të kuptosh si funksionon mendja, zemra dhe trupi.
*Burimi Cosmopolitan