‘Kam pikëpyetjet e mia, por ndjej diçka’/ A ka ndjenja Kiara për Luizin

Marrëdhënia e krijuar mes Luizit dhe Kiarës, përveçse ka krijuar paqartësi në shtëpi, e tillë është transmetuar edhe tek teleshikuesit shqiptarë, që e ndjekin këtë reality shoë në mbarë botën.



Luizi gjithmonë ka qenë i bindur për pëlqimin e tij që ka ndaj Kiarës, por kjo e fundit herë e lejon atë të afrohet dhe herë e largon. Kjo situatë ka shkaktuar jo pak debate mes tyre dhe jo pak komente nga ana e banorëve, ku disa prej tyre kanë qenë skeptikë për këtë marrëdhënie.

Kiara: Kanë qenë ditët me më shumë debate dhe mbrëmë është më i freskëti. Ishte për pjesën që unë i kërkova Luizit pak hapësirë personale, sepse kisha një ditë të ngarkuar. Sa i përket ditëlindjes, unë ndihem mirë për momentin dhe shoh tek Luizi disa gjëra, që në një të ardhme mund të lindë diçka mes nesh. Të marrësh një vendim në këto kushte është e vështirë. Kam frikën se këto deklarata janë pak të nxituata. Ky është problemi im. Dhe prandaj gjithmonë stepem. Mund të ketë pëlqim të madh, por të thuash të dua në kaq pak ditë, është e nxituar.

Luizi: Këto përgjigje mi ka thënë edhe mua këto 20 ditë. Kam arritur të kuptoj se Kiara ka një lloj barriere që janë kamerat, banorët e tjerë që janë këtu., Nga njëra anë e kuptoj dhe privatësinë e ka shumë të shenjtë.



Kiara: Duke qenë se e kam kaluar një histori që është bërë publike, prandaj e kam këtë stepje. Dua që disa gjëra ti mbaj për vete. Deri më tani nuk e kam ndjerë ta puth pasi kam disa pikëpyetje në vetvete.

Arbër Hajdari: Më pëlqen që tek Luizin të shoh vepra dhe jo fjalë. Shoh intersim të madh të Luizit në këtë marrëdhënie, por nuk e shoh të njëjtën gjë tek Kiara. Nuk e shoh Kiarën se ka një interes në këtë marrëdhënie. Kiara ose po bën lojë dhe don të marrë vëmëndje, ose është e stepur sepse ka lënë diçka të hapur jashtë. Ky është përshkimi im për këtë situatë.



Kiara: Nuk e kam menduar kurrë një gjë të tillë. Nuk kam lënë asgjë të hapur jashtë. Unë kam një pëlqim ndaj Luziit, por ndoshta këtë nuk e shihni dot se çfarë kam në zemër.

Author: morevesh