Kanë kaluar vetëm pak ditë që kur Ilir Shaqiri u shpall fitues i edicionit të parë të “Big Brother VIP”. Balerini i njohur ende është duke festuar për këtë sukses, por sigurisht që po mendon edhe për planet që ka menduar të realizojë në Shqipëri.
Ditën e djeshme, ai realizoi një bashkëbisedim ‘live’ me të gjithë ndjekësit e tij të “Instagram”-it, ashtu siç e kishte paralajmëruar pak kohë më parë.
Gjatë këtij bashkëbisedimi, Shaqiri u shpreh se në Itali po ndihet “si peshku pa ujë” pasi nuk ka shumë mundësi të zhvillojë projekte apo gjëra të tjera më të mëdha.
“Së shpejti do të jem në Shqipëri, për të dhënë një shfaqje së bashku më fëmijët në Shkollën e Baletit”, u shpreh Iliri.
Ndërsa përsa i përket çmimit që fitoi, balerini i njohur tha se gjysma e tij do të shkojë për bamirësi për 20 të rinj të cilët duan të promovojnë talentin e tyre në një fushë të caktuar, si dhe disa bursa studimi.
Gjatë bisedës me ndjekësit e tij të “Instagram”-it ai nuk la pa përmendur miqësinë me Sabianin dhe marrëdhënien e ngushtë që ka me disa nga ish-banorët e “Big Brother VIP Albania”.
“Në një miqësi rëndësi ka besnikëria, të cilën unë dhe Sabi e kemi. Një miqësi kjo ka asnjë lloj interesi, dhe ndaj unë mund t’i them me plot gojë vëlla. Sa i përket miqësive të tjera, unë kam krijuar marrëdhënie të ngushta edhe me Arjolën, Arbrin, Arditin një super djalë dhe mjaft koherent, Meridiani, Sheila Paloma, Tani, janë disa nga miqtë e mi të fituar brenda ‘BBV’”-u shpreh Iliri.