Konspiracionisti Alfred Cako njihet për teoritë e tij ndryshe, dhe në kuadër të pandemisë.
Së fundmi ai ka bërë thirrje për protesta kundër masave shtrënguese.
Sipas tij vaksina do të bëhet me detyrim në muajin tetor, madje dhe për fëmijët mbi 12 vjeç.
Cako është shprehur gjithashtu se nëse njerëzit nuk dalin për protestë deri në shtator, atëherë do të jetë shumë vonë.
REAGIMI I PLOTE:
Para 15 muajsh ju kerkova ne shesh por sme ndoqet aq sa duhej; nje pjese me talli, nje pjese e madhe sehirxhinjsh dyshoi, nje pjese frikacakesh me besoi por s’me ndoqi se jane mesuar t’i nxjerrin geshtenjat nga zjarri me duart e te tjereve, nje pjese me ndoqen dhe ai grup i vogel prej 500-600 njerezish qe doli me mua ne shesh dy here rresht ne kohen e Lockdoënit mes disa dhjetra falangave te policise injorante jane luanet e kombit tone e do mbeten ne histori, nese njerezit do mbijetojne; ne tetor do t’ja u kerkojne femijeve mbi 12 vjec me detyrim;
naltgjatesia me quajti konspiracionist i cmendur qe duhet te me tallnit dhe shumica juaj i besuat fjalet e tij dhe jo te miat; koha vertetoi te kunderten;
kam frike se po behet shume vone, nese nuk dilni deri ne muajin shtator – te pakten mbi 15 mije njerez te reagoni nga gjithe shqiptaria;
RIni, ku je?! Shkunduni studente! Jeta qe te mbrohet do shume organizim e sakrifica!