“Kam ardhur me frymë të re, ofroj informacione nga jashtë”/ Efi vijon ‘fushatën’ për liderë të shtëpisë, ja çfarë pritet të bëjë Luizi dhe banorët

Duke kosumuar kafen e mëngjesit, Efi Dhedhes u kërkoi djemve votën e tyre për ta bërë atë lidere të javës.

Ajo tha se e ka studiuar situatën nga jashtë dhe se ka dëshirë të bëhet lidere për një javë. Qetsori i tha se vajzat nuk do ia japin votën, sidomos Jori.

Efi: Më dëgjoni mua se kam ardhur me frymë të re nga jashtë

Luizi: Do me u bërë lidere?

Efi: Po. Të lutem, të paktën ti mund të ma japësh votën tënde

Luizi: Nuk merret vota kështu, merret… Për ça janë fushatat elektorale, ka premtime

Luizi: Ujë 24 orë, varet ça ofron

Efi: Informacione nga jashtë

“Më mjaftoni ju”/ Efi fillon fushatën, ja nderi që u

Efi Dhedhes që mbrëmjen që u rikthye në shtëpinë e “Big Brother VIP2” u kërkoi banorëve votën për tu bërë liderë. Ajo tha se nuk e ka bërë ndonjë herë këtë rol në shtëpi dhe dëshiron që ta ketë, në mënyrë që të ketë edhe një avantazh në lojë.

Banorja shpreson që si avantazh të ketë ndonjë nominim, pasi dëshiron që të marrë hak ndaj Dea Mishel, e cila e nxori në nominim me Luiz Ejllin dhe Kiara Titon dhe si pasojë u eliminua.

Këtë kërkesë Efi e ka bërë edhe mëngjesin e sotëm. Teksa ndodhej jashtë duke bërë muhabet me djemtë, ajo u kërkoi votën për lidere.

Qetsori: Jo se të ka inat…

Gerti: Është e intimiduar

Qetsori: Mosha e përafërt

Efi: Po mirë, boll jeni ju çunat, më mjaftoni

Elvisi: Me mbajt njëri-tjetrin mirë jemi

Efi: Po them për votat e juaja me qenë lidere

Author: morevesh