Këngëtari Endri Prifti ka bërë një rrëfim ndryshe dhe tejet personal.
Ai në një intervistë në “Një gotë rose”, ka treguar se ka rreth një vit pa takuar djalin e vogël. Ai tha se për shkak të disa procesëve të tij dhe për shkak se ligji nuk ekziston ka një vit pa e takuar djalin e vogël.
“Jam shumë i lidhur me djemtë. Dashuria për ta është e pashpjegueshme. Kanë 9 vjet diferencë me njëri-tjetrin. Por ka një problem. Djalin e vogël kam një vit pa e parë. Është hera e parë që e them. Na i kanë mbyllur të gjitha. As unë, as Sebastiani s’e kemi takuar. Sipas ligjit një herë në javë duhet ta marr unë, por këtu miqësia e këto që ndodhin në këtë vend, t’i marrin të gjitha. Të marrin dhe fëmijën. Dhe këtë s’e kisha menduar”, ka thënë ai.