Ka vite i martuar dhe me fëmijë, Jori vazhdon tregon çfarë i bëri futbollisti/ “Më preku e unë duhet të qeshja”

Jori Delli dikur bëri jehonë në mediat italiane, pasi është shprehur se ka takuar futbollistët më të famshëm, Ronaldon dhe Neymar. Në gusht të 2019-s, modelja ishte protagoniste në një spot reklamash me futbollistët e njohur.

Gjatë një bisede me Dean, Jori ka treguar historinë se si ish- i dashuri i saj është bërë xheloz për Cristianon dhe se si ky i fundit e ka ngac muar atë.



I thashë të rrinte i qetë sepse unë nuk ia varja, ndërsa ai më thoshte ‘ai është ndyrësirë, shkon me shumë femra’ por unë i thoja se është i martuar me Georginën. Në kontratë thuhej se ne nuk mund t’i flisnim Ronaldos, vetëm nëqoftëse na fliste ai ne. Por ta dish çfarë më bëri mua ai. Ndërkohë që Neymari u tregua super profesionist, Cristiano më ngacm onte duke prekur flokët e mia me shpatën që kishte në dorë dhe më tha ‘Ciao bella’ dhe unë thjesht qeshja përbrenda sepse s’mund t’i flisja. Më prekte flokët dhe unë rrija”, tregoi modelja.

Author: morevesh