Këngëtari Lorenc Hasrama pranoi mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit të BBV se ka qenë në lidhje me Kejsi Medinin. Një lajm i tillë ka qarkulluar prej ditësh në mediat rozë, teksa Lorenci i dha fund këtyre informacioneve.
Nga ana tjetër Kejsi preferoi që të mos flasë për lidhjen që ka pasur me Lorencin, teksa u shpreh e habitur se pse këngëtari zgjodhi ta tregojë këtë detaj në dhomën e rrëfimit.
Lorenci: Unë me Keisin kemi dalë, në fillim në shoqëri. Arsyen pse jemi shkëputur e dimë vetëm unë dhe Keisi. E respektoj deri në fund. Këtë gjë e dinë edhe jashtë, njerëzit që na njohin. Nuk doja ta bëja të madhe, nuk doja që kjo histori të dilte dhe e kam kërkuar që të mos dalë. Nuk mendoj se kam ndikuar në krisjen e marrëdhënies së Keisit me Kristin. Unë e Keisi kemi një raport shoqëror, asgjë më shumë.
Kristi: Unë kam respekt për Keisin dhe ka të drejtën të shkojë pas marrëdhënieve që do. Kemi mbyllur ça kishim. Lorenci më duket garip dhe i lezetshëm. Nuk kam asnjë hatërmbetje. Kemi mbyllur çdo gjë me dinjitet.
Keisi: Unë nuk e dija që Lorenci ka folur për atë që kemi pasur. Pyetja ime është Lorenci pse ka folur.
Arbër: Më duket gjest i ulët që këtë gjë e thua në dhomën e rrëfimit. Mendoj që kjo është ajo që ke dashur, e ke bërë me qëllim, tani që po flasim ti po merr kohë në Prime, që për mua është gjithashtu një nga arsyet pse e ke thënë. Këtë gjë mund ta diskutoje edhe me Keisin, mund ta merrje te dhoma e rrëfimit.
Lorenci: E kam bërë sepse e para e dinin edhe njerëz të tjerë nga jashtë, e dyta sepse nuk doja që batutat që kam bërë me Keisin të konsiderohen si informacione nga jashtë.