Kush është futbollisti më i vjetër në botë? Ndërsa shumë besojnë se është Kazuyoshi Miura, i cili ka mbushur 55 vjeç dhe ka zyrtarizuar sot kthimin në Europë, tek Oliveirense, skuadër e kategorisë së dytë portugeze, të paktën deri në fund të sezonit, ky rekord i përket një futbollisti në Uruguaj: Robert Carmona.
Ai është 60 vjeç dhe libri i “Guinness” i ka caktuar Carmona-s rekordin e të qenit futbollisti më i vjetër aktiv, pasi mbrojtësi i paraqiti organizatës dokumentacionin e duhur, një detyrë që u deshën katër vite për ta përfunduar.
Es el futbolista en actividad más longevo del mundo y tiene un sueño: “Me gustaría jugar en Talleres o en Belgrano”
Ndryshe nga Miura, Carmona nuk luajti futboll të nivelit të lartë, përkundrazi luajti gjithë karrierën e tij në ligat e ulëta uruguajane dhe ligat më të ulëta jashtë shtetit. Nga ajo që është mbledhur, Carmona është aktiv prej 45 vitesh si futbollist profesionist.
Robert Carmona luajti në ligat e ulëta të Uruguajit, Italisë, Shteteve të Bashkuara, ndër të tjera, si mbrojtës. Madje, ai luajti edhe kundër Diego Maradonës në një ndeshje profesionale. Në total, Carmona ka luajtur për 30 ekipe me mbi 2200 ndeshje zyrtare. Në asnjë moment gjatë karrierës së tij 46-vjeçare, Carmona nuk ndaloi së luajturi, apo u tërhoq.
Duke folur për “Marca”, Carmona tha: “Unë kam luajtur pa ndërprerje që kur kam filluar karrierën profesionale në vitin 1976. Nuk mund të jap një përgjigje të lehtë për sekretin e jetëgjatësisë sime. Ka disa faktorë: dieta e mirë, disiplina në stërvitje, shmangia e dembelizmit, alkoolit dhe drogës.
Pavarësisht se kam pasur një jetë të vështirë që në fëmijëri, kam mbajtur gjithmonë një qëndrim shumë pozitiv. Duhet një bindje e fortë, të besosh se ëndrrat bëhen realitet, nëse synon për diçka. Në jetën time nuk ka “s’mundem”. Ndjej sikur më kanë bërë një dhuratë dhe nuk e kam humbur atë. Ndihem shumë i gjallë dhe kam energjinë e një të riu”.
Në janar të vitit 2022, ai u takua me presidentin uruguajan Luis Lacalle Pou për të diskutuar karrierën e tij të gjatë. Carmona deklaroi se ishte më nervoz takimi me presidentin se çdo gjë në karrierën e tij:
“Dua që karriera ime të jetë një mesazh për njerëzit. Ju keni vetëm një jetë, ndaj duhet të tregoni se mund të jetojmë më mirë, të kemi një jetë cilësore. Unë nuk po e mendoj tërheqjen nga futbolli, edhe pse jam 60-vjeçar”.