“Ka ardhur për mua”, “Ta legenosim”/ Luizi i tregon Kristit dhe Maestros planin kundër Bledit

Banori më i ri që iu bashkua shtëpisë mbrëmjen e djeshme, Bledi Mane, është bërë tema e diskutimit për disa nga banorët e shtëpisë.



Armaldo, Kristi dhe Luizi nisën të diskutojnë planin e radhës.

Armaldo: Lider, si e ke planin sot?

Kristi: Ka ndryshuar shumë situata, duhet të bëjë një plan të ri. Atë jam duke menduar.

Më pas dyshes i është bashkuar edhe Luizi

Luizi: A do e legenosim këtë?



Kristi: Me atë do merresh ti.

Luizi: E di që ai ka ardhur për mua. Do të më zëvendësoj mua.

Më pas Armaldo është shprehur se ai ka të drejtën e vetë për atë ç’ka do të bëjë.

Ndërsa gjatë ditës, Maestro tha se është i mendimit se Bledi Mane është futur me një qëllim: Të sulmojë Luizin.

“Ka ardhur me qëllim të qartë: të të godasë ty. Ti do të rrish ta studiosh dhe ta shohësh me qetësi. Po i dhe rëndësi, ai do të dalë në Prime. Ai këtë do”, e këshilloi Armaldo – Luizin.

“Ai ka si synim që me qetësinë e tij dhe me bagazhin që ka, të arrijë qëllimin dhe të luftojë vetëm me ty. Vetëm për ty ka ardhur, për asnjë tjetër. Ai nuk ka as turp e as sedër, ka ardhur njësoj si ti dhe do të jetë shumë problematik”, shtoi tenori.



Të njëjtin mendim ndau edhe Nita, e cila i tha Luizit se Bledi do të kapet me të. “Paska hyrë me mision”, u shpreh Nita.

“Mbaje mend! Ai e di shumë mirë se ç’po bën. Ka hyrë me mision”, tha banorja.

Por, publiku çfarë thotë? Shumica e njerëzve mendojnë njëjtë si Armaldo dhe Nita.

Author: morevesh