Juventusi mund Interin në “San Siro”, zona Champions gjithmonë e më pranë

    

Juventusi ka mposhtur Interin në “San Siro” me rezultatin 0-1, në duelin e vlefshëm për javën e 27-të të Serisë A.

Ishte goli i Kostic ai që vulosi këtë duel, teksa mesfushori serb gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 23-të, duke i dhuruar 3 pikë të arta bardhezinjve.

Ndërkohë në krahun tjetër, Interi  i Inzaghit duket se ka marrë tatëpjetën e Serinë A italiane, teksa kjo ishte humbja e 9-të në 27 javë, duke zbritur kështu në vendin e tretë, teksa tashmë rrezikon seriozisht edhe pjesëmarrjen në Champions për sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë “Zonja e Vjetër” me këtë 3 pikësh është ngjitur në kuotën e 41 pikëve, kujtojmë që bardhezinjve u janë zbritur edhe 15 pikë nga komisioni i disiplinës.

Author: morevesh