“Justifikohen” Besi dhe Olsi për mungesën e partnereve në “Zemër Luana” / Por si do reagojnë partnerete nga përgjigja e tyre ?

Mbrëmja e djeshme shënoi edhe episodin e fundit për këtë sezon të emisionit “Zemër Luana” .

Në puntatën e fundit, moderatorja dhe autorja Luana Vjollca kishte zgjedhur të bënte një rikthim të situatave më pikante të sezonit së bashku me dy kapitenët e saj. Jo vetëm kaq, kanë qenë të “zotët” e shtëpisë këtë herë, Bes Kallaku, Olsi Bylyku dhe Luana të cilët kanë realizuar disa nga lojërat e programit.




Në një lojë me pyetje, treshja është pyetur në lidhje me familjarët e famshëm që kanë sjellë në emision.

Luana e para tregoi se ajo e ka kryer këtë detyre pasi ka sjellë motrën e saj Marinën dhe kunatin Getoarin. Mirëpo edhe partneret e Besit dhe Olsit, përkatësisht Xhensila Myrtezaj dhe Egli Tako janë emra të njohur në showbiz-in shqiptar.

Pse nuk i keni sjellë gratë në emision?-ishte pyetja që iu drejtua kapitenëve.

Besi ka teeguar me humor sigurisht që kur ja ka bërë ftesën, ajo i ka përmendur fustanin, takat, flokët (këto gjërat e femrave) prandaj në një situatë të tillë me kosto të lartë ka preferuar të mos vijë fare.

Nga ana tjetër, Olsi është justifikuar duke treguar se ai nuk është i martuar e nuk ka një grua.

Author: morevesh