Nga Shkodra, ish-kryeministri Sali Berisha premtoi se protestat për çlirimin e selisë së Partisë Demokratike, nga ato që ai i quajti banda dhe blinde nuk do të ndalet.
Berisha përsëriti qëndrimin se Basha mbështet nga Edi Rama dhe iu bëri thirrje demokratëve të bashkohen për të përsëritur fitoren plebishitare të 1992.
“Ju ftoj të ngrihemi me pasionin tonë për lirinë, me dashurinë për Kombin në këtë revolucion për të përmbysur narko-shtetin për një Shqipëri që ecën drejt integrimit në BE. Thirrja ime për partnerët është që ky është një revolucion paqësorë, por i pandalshëm. Demokratët nuk do bënin asgjë në 8 janar veçse do nxirrnin banditët nga shtëpia e tyre. 8 janari është fillimi, iu jap fjalën. Protestat tona nuk ndalen. E ardhmja është e jona, e atyre që luftojnë për liri dhe dinjitet njerëzor dhe kombëtar.
Çfarë duhet të bëjmë ne përveçse të votojmë. Ne votuam me 4446 vota, por kjo e goditi Ramën dhe i tha pengut të tij mos lëviz se unë të njoh. Ne votuam me 44 mijë anëtarë dhe Rama i tha mos lëviz se të mbajë me banda dhe policinë. Atë selinë do ta çlirojmë nga bandat dhe blindet e turpshme, mos kini mëdyshje. Ne nuk e japim pluralizmin, demokracinë, PD, kurrë. Ju ftoj nga kjo ditë flakën, dritën e këtij revolucion ta cojmë në cdo vatër shqiptarë të kthejmë fitoren plebishitare të 1992”, u shpreh Berisha.