Ligjet e vendosura nga qeveria, u shoqëruan me debate të shumta gjatë gjithë javës, ndërsa momenti më kulminant, ishte kur Efi theu dy kokrra vezë në kokën e Kristit.
Ky i fundit reagoi ashpër dhe e cilësoi veprimin e Efit si dhunë fizike. Ai madje u shpreh se qeveria nxit vetëm dhunë dhe se shprehet vetëm me fjalë ofenduese e banale.
Kundër Kristit u kthyen thuajse të gjithë, në momentin që Vëllai i Madh shfuqizoi qeverinë, me argumentin se u keqpërdor pushteti.
Banorët u shprehën se ata po kënaqeshin dhe se për faj të Kritit, Big Brother shfuqizoi qeverinë.
Kristi: Atë pak dinjitet që të ka mbetur, mbaje fort.
Luiz: Unë prap të dua fort, për Zotin.
Krisit: Jo nuk më do, ki respekt për veten. Më mërziti reagimi i banorëve. Ata duhet të më kishin thënë që ato vezët do bëhen në mënyrë humoristike, por ajo ishte dhunë. Efi nuk di ta marrë hakun në mënyrë tjetër, e merr me agresivitet. Luizi erdhi në mënyrë shumë intimiduese.
Luiz: Kristi zemra vogël, a më the Luiz nuk lejohet?
Kristi: Unë sa pash që ishit të katërt, ju po korruptonit çdo gjë, krijuat aleancë. Ju po ndërtonit një epitet terrorizues.
Luiz: Përese me thë, më thanë nuk lejohet të më thyen vezët në kokë?
Kristi: Kam të drejtë të them çfarë të dua. Luizi është i paaftë me këto strategjitë e veta. Unë nuk i bëj ato veprime, për të nxjerrë keq dikë.
Kiara: Unë i thash Kristit mos i merr seriozisht gjërat, se më nervozoi shumë kur po i kthehej në atë mënyrë banorëve. Çfarë ke? Ke gjithë këto ditë që na ngacmon.
Kristi: Ju po shijoni muajin e mjaltit, unë jam më aktiv. Ti provokon dhe intimidon gjithë kohën.
Kristi: Gjithë kohën. Nga ty nuk dua fare dashuri.
Kiara: Kanë ndodhur edhe lojëra të tjera, dhe ti nuk ke reaguar kështu.
Kristi: Vazhdove ti me telenovela?
Kiara: Po çfarë të kemi bërë ore?
Kristi: Si mos reagoj unë, kur këtu po bëhet një padrejtësi? Ju ishit në orgazmën e debatit.
Nita: Kristi ka qenë i vetëdijshëm për padrejtëitë e qeverisë. Ne prandaj u ngritëm në protestë dhe Kristi nuk u bashkua.