Modelja shqiptare, Jori Delli, e cila u bë pjesë e “Big Brother VIP Albania”, për vite me radhë ka qenë ‘fytyra’ e ‘Sportitalia’ në shtetin fqinj. Duke u rrethuar me njerëz të fushës së sportit, Jorit iu dha mundësia të ishte në një projekt të përbashkët me dy yjet e futbollit Cristiano Ronaldo dhe Neymar.
Në gusht të 2019-s, modelja ishte protagoniste në një spot reklamash me futbollistët e njohur. Ato shihen të veshur si aristokratë, e më pas Neymar e Cristiano nisin dyluftimin me shpata.
Për këtë takim, Jori ka folur në emisionin e famshëm italian “Tiki Taka”. Ajo tha se përpara se të fillonte të xhironte atë reklamë, u detyrua të nënshkruante një marrëveshje konfidencialiteti. Jori saktësoi se kishte takuar Neymar dhe Cristiano vetëm për shkak të këtij bashkëpunimi pune, duke hedhur poshtë aludimet për ndonjë romancë.
Ajo u provokua asokohe nëse e dashura e CR7 ishte bërë xheloze për të, por Jori tha:
“Georgina? Nuk mendoj se ishte xheloze “.
25-vjeçarja ka deklaruar gjithashtu se në atë kohë ishte ende e fejuar me Simone Camolese, djalin e Giancarlo, një ish-trajneri i Torinos dhe Livornos, dhe se pas përfundimit të xhirimeve ajo u ndesh me Ronaldon në semafor.
“Unë isha në makinë me ish-in tim teksa ai ishte me Rolls-Royce-in e tij. Ai më pa dhe më buzëqeshi,” tha Jori.