Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka vendosur të shpallë “non grata” dhe t’i ndalojë hyrjen në vend homologut nga Nikaragua, Daniel Ortega.
Së bashku, me presidentin Ortega iu është ndaluar hyrja në SHBA dhe bashkëshortes së tij, zv.presidentit Murillo si dhe disa ministrave të tjerë të vendit të Amerikës Qendrore, nën akuzën se kanë kryer “atentat” ndaj demokracisë.
“Represioni dhe abuzimet e qeverisë së Ortegës dhe të atyre që e mbështesin, detyruan Shtetet e Bashkuara të reagojnë”, shkruhet mes të tjerash në dekretin e presidentit Biden