Po bën namin! Jo vetëm këngë! Surpriza e Luizit për Kiarën është fiks ashtu siç e kishte paralajmëruar: Më e veçanta në “Big Brother”

Ashtu siç Luizi vetë e kishte paralajmëruar, supriza e tij për Kiarën në Shën Valentin-in tyre të parë, është vërtet diçka e veçantë.

Tani nuk ka më dyshime që bëhet fjalë për një këngë dedikuar saj, një pjesë të së cilës mund ta dëgjoni që tani.




Në kanalin zyrtar të “Top Channel” në Youtube është publikuar kënga e Luiz Ejllit, e titulluar “Me ty”. Kënga, madje, shoqërohet edhe me një videoklip që përfshin momentet më të bukura të çiftit në “Big Brother Vip.”

Më herët producenti dhe këngëtari Elgit Doda, kishte publikuar një pjesë të shkurtër të tekstit të këngës në llogarinë e tij në Instgram.

Pjesa e tekstit që ka publikuar Elgiti:

“Veç du me të majt në krahë

Me të majt e me të shtrëngu

Të dëgjosh ti zemrën time

Se ka shumë për të treguar”

Një ditë para ditës së të dashuruarve, Shën Valentinit “Vëllai i Madh” ngarkoi “të burgosurit” e burgut të “Big Brother VIP Albania” të shkruajnë nga një letër dashurie personit të tyre të zemrës. Ndonëse Luizi gjatë gjithë kësaj kohe nuk ka lënë gjë pa thënë e bërë për Kiarën ai sërish i hodhi dy fjalë në letër.

“Kiara të dua! P.s po të thërras,” shkroi Luizi në letrën e tij drejtuar moderatores.

Author: morevesh