Nëse do pyesni një vajzë se si e imagjinon unazën e saj të martesës, padyshim do ju thoshte se në të duhet të kishte diamant, ose jo të paktën një gur shkëlqyer. Megjithatë, një nuse në SHBA ka shkuar përtej të imagjinueshmes. Ajo ka publikuar një foto ku shihet se në vend të gurit ka gdhendur pjesë nga kafka e njeriut që është pjesë e koleksionit të saj, shkruan Daily Mail. Ky vendim i saj solli reagime të shumta në rrjet ku të gjithë komentet bashkoheshin në një pikë. Sipas tyre ky ishte një mosrespektim i të vdekurve.
‘Kaq mosrespektuese. Ky ishte një person dikur, ai nuk duhet të ishte pjesë e një aksesori’, shkruan një koment.
‘Si ndodh që dikush ka një koleksion të kafkave të njeriut? Më duket shumë joetike ‘, tha një tjetër. Ka të tjerë dhe që bëjnë shaka me një gjë të tillë.
‘Unë do ta përndiqja këtë person si hakmarrje,’ tha me shaka një tjetër.