Jeta ime si një grua me mjekër

Për 33 vite nuk kisha një emërtim mbi gjendjen time.

13 vjeçe

A rruhesh ti?

Kjo pyetje më erdhi nga një vajzë që quhej Kelli. Pamje ime ishte e kundërta e saj.

Kelli kërkonte një përgjigjje. Kishte ndaluar teksa ktheheshim nga shkolla dhe priste ta sqaroja. E mbaj mend akoma ndjesinë se si copëtova nga sikleti pëllëmbët e duarve me thonjtë e mi dhe u detyrova ta gënjeja.

14 vjeçe

Mbaj mend që doktori më pa, mërmëriti nëpër dhëmb një diagnozë, shkroi një recetë të gjatëëë, na la takimin e radhës që nuk do bëhej kurrë. Pasi dolëm nga aty mamaja më dha një brisk e më mësoi ta rruaja fytyrën.

16 vjeçe

Pak para diplomimit shoqja ime më ndihmoi të bëja ca ndryshime në stilin tim, por sërish dukesha si vetvetja, me qime. Çfarë zhgënjimi!

18 vjeçe

U regjistrova në Universitetin Santa Barbara në Kaliforni. Një ditë pashë një nga shoqet e mia që po puthej dhe përkëdhelej me të dashurin. Po mendoja se si unë kurrë s`do lejoja asnjë dorë burri të më prekte. Si ta lejoja? Lëkurën time mezi e prekja unë sepse të shponte. Unë rruhesha çdo mëngjes siç mamaja më mësoi dhe e laja fytyrën më ujë të nxehtë që qimet të zbuteshin.

28 vjeçe

Jeta eci dhe vazhdova përpara. Mora diplomën, fillova punë si gazetare dhe pastaj takova Adam. Një ditë e ftova në apartamentin tim. Isha e dashuruar. Vallëzuam. Pastaj i lexova disa poezi. Jo për ta bërë për vete, por të shmangur afrimin e tij fizik. Që nuk e shmanga dot gjithsesi.

Ai m`u afrua dhe më puthi. Ngriva, përveç të gjithave, isha edhe e virgjër.

33 vjeçe

Nuk dua të dukem si burrë në fotot e dasmës time. Po kërkoj shumë? Po le të bëjmë diçka, më tha burri. Hiqi me lazer.

Shkuam për vizitë tek një endokrinolog dhe më në fund mora vesh diagnozën time: hiperplazinë kongjenitale të veshkave.

40

Problemi im tani nuk ishin qimet, ishte diçka tjetër. Zakonisht gratë që vuajnë nga ky çrregullim nuk mund të mbeten shtatzënë. Po askush s`ia tha këtë djalit tim. Një ditë testi doli pozitiv dhe ai erdhi në jetë.

Jeta ime si një grua me mjekër

Burimi Huffington Post

Author: admin