Kjo që sapo patë në foto është Alma. Përgjatë tekstit do njiheni me fëmijët e saj, me shtëpinë e saj, me historinë dhe betejën me fatin, por edhe fatin në fund që si u gjend ajo para njerëzve që i dhanë dorën. Sot Alma punon në Rogner dhe është mirënjohëse.
Lexo të plotë historinë:
Tërmeti që preku Shqipërinë me 26 Nëntor ishte fatal për shumë familje, pasi shumë jetë humbën nën rrënoja, shumë familje mbetën pa shtëpi. Më shumë se një dridhje e fortë e tokës, ishte dridhje për fatet e shumë njerëzve që pësuan dramën.
Robert Rogner, themelues i Rogner International (përfshi këtu edhe Rogner Hotel Tirana, veç vizionarit dhe njeriut të suksesit në çdo sipërmarrje është një emër që lidhet me shumë vepra bamirësie, duke shpëtuar në çaste kritike shumë njerëz nevojtarë.
Besoj shumëkush e kujton rastin e Artjolës, me leuçemi akute, ku shpresat për jetë ishin të pakta, por falë kujdesit të tij personal, vajza u kurua në Austri duke ju mbuluar çdo shpenzim, e sot gëzon shëndet të plotë. Ndërtimi i një prej vilave në fshatin SOS, donacione për tërmetin në Nepal e shumë raste të tjera e bëjnë këtë personalitet një “babaxhan” me zemër të madhe.
Kështu ishte edhe rasti i familjes Kola, që ishte një prej familjeve më të prekura nga tërmeti, në fshatin Pezë e Madhe.
Të nesërmen e tërmetit, vetë Drejtoresha e Rogner Hotel, Znj. Eva Xhepa me disa punonjës të stafit, nisen për në Pezë të Madhe në kërkim të një familjeje në nevojë, për ti ofruar ndihmë. Banorët e fshatit, edhe pse ata vetë ishin prekur nga pasojat e tërmetit, dhanë pa hezitim, emrin e Almës, si njeriun më nevojtar. Jo më kot ishte familja e Almës që u përzgjodh si familja që do të përfitonte ndihmën e Rogner.
Alma, ka dy fëmijë djalin 12 vjeç dhe vajzën 7 vjeçe. Ata, së bashku me prindërit e bashkëshortit jetonin nën një çati, në një shtëpi të vjetër, përdhese, me orendi të vjetra, e tani nga tërmeti me mure të plasaritur që të ngjallin frikë.
Alma pak kohë më parë humbi bashkëshortin aksidentalisht dhe kjo ngjarje ka lënë pasoja të mëdha traumatike në familje e më shumë akoma tek fëmijët, të cilët struken pas fustanit të saj kur afrohemi për ti ofruar ndihmë. Pas buzëqeshjes së ëmbël që e karakterizon, sytë e mbushur me lot, tregojnë shumë frikë e pasiguri, pas natës së kaluar jashtë, në të ftohtin e Nëntorit, në qiell të hapur, të pa ushqyer.
Jeta ime në Rogner pas tërmetit!
Jeta ime në Rogner pas tërmetit!
Drejtoresha e Rogner Hotel i ofon mundësinë e strehimit në hotel për të gjithë familjen, deri sa ti mundësohet rindërtimi i shtëpisë ekzistuese apo sigurimi i një shtëpie në Tiranë. Stafi i hotelit i shoqëron në hotel, ku një dhomë u la në dispozicionin e tyre për plot dy muaj. Strehim, ushqim dhe shumë dashuri që Alma dhe fëmijët ta kalonin sa më lehtë këtë situatë.
Jeta ime në Rogner pas tërmetit!
Në një bisedë ulur në kafenenë e Rogner Hotel, Znj. Eva Xhepa – drejtoresha dhe Z. Rudolf Schmid – administratori i Rogner Hotel, i ofrojnë Almës një shtëpi në Tiranë, duke i mbuluar qiranë deri sa të blihet një shtëpi e re si dhe një vend pune në sektorin e pastrimit për të përballuar jetesën.
Jeta ime në Rogner pas tërmetit!
Sot Alma, me uniformën e punës, e përkushtuar dhe e sjellshme në qasjen e saj me punonjësit, është më shumë se mirënjohëse për mundësinë që iu dha, për të ndërtuar një jetë të re, larg kujtimeve të trishta që ajo shtëpi sjell, me dëshirën për të punuar fort, për ti mundësuar një jetë të mirë fëmijëve, të cilët sot vazhdojnë shkollën në Tiranë por edhe si për ti treguar drejtoreshës një formë mirënjohjeje që e përzgjodhi si pjesë të stafit.
Tani Alma është një nga ne!
*Tiranapost.al