Çdokush mëson në mënyrë të ndryshme dhe sërish ne i testojmë të gjithë në mënyrë të njëjtë.
Jeta është provimi më i vështirë.
Shumë njerëz dështojnë, sepse përpiqen t’i kopjojnë të tjerët, duke mos e kuptuar se çdokush ka një fletë të ndryshme me pyetjet e veta.
Nëse kërkon në google “University makes me” (Universiteti më bën…) , do të shohësh mjaft sugjerime të tipit: “Unhappy, anxious, feel like a failure” (jo të lumtur, me ankth, të ndihem si një dështim) etj.
Nuk është më një surprizë në ditët e sotme, se pse depresioni është në rritje.
Unë shpresoj që kjo gjë të përfundojë sa më shpejt.
Ne duhet ta ndryshojmë këtë gjë.
Duhet ta ndryshojmë mënyrën se si të testohet çdokush.
Ne harxhojmë shumë kohë për aspektin teorik dhe taktik, duke lënë pas pjesën kreative dhe praktike.
Në ditët e sotme ne harxhojmë më shumë kohë nëpër lokale, duke mësuar si të kopjojmë.
Është paradoksale.
Arrijmë në universitet me rezultate të larta dhe në universitet përpiqemi të kopjojmë.
Ndërsa ata që vërtet mësojnë, thonë se nuk kanë kohë të mendojnë në mënyrë kritike.
Mësojnë si robotë diçka që dikush tjetër e ka lënë si postulat, si klishe, dhe nuk thellohemi të kuptojmë më tepër për atë gjë.
Në nuk bëjmë kërkime shkencore, ne nuk thellohemi për aspektin praktik, apo kreativ.
Ne thjesht mësojmë atë që të tjerët na e kanë lënë kohë më parë, sepse kështu janë mësuesit tanë.
Kështu janë prindërit tanë.
Edhe unë kam mësuar po njësoj.
Sot jam një mësues dhe mësuesit e mi nuk më linin hapësirë të mendoja në mënyrë kritike.
Prindërit e mi kërkonin rezultate të larta dhe në këtë situatë stresuese për mua, për ty, për të gjithë ne, ne bëhemi viktima të këtij sistemi.
Fatkeqësisht, në ditët e sotme secili vuan të dalë mirë me nota, duke harruar se në praktikë ajo notë shumëzohet me 0, nëse nuk je praktik apo kreativ.
Por, ky është sistemi.
Prindërit krenohen me disa nota të larta, mësuesit kërkojnë që nxënësit të mësojnë librat pa i lënë hapësirë mendimit të lirë dhe nxënësit bëhen preja e një sistemi të tillë të dështuar.
Mirëpo nxënësit e sotëm do të bëhen prindër nesër, do të bëhen mësues nesër dhe ky cikël do të vazhdojë pambarimisht duke cunguar mendimin e lirë.
Kjo është një fatkeqësi… / bota.al