Këngëtarja shumë e dashur për publikun ka mbajtur me vite “fronin” si një ndër zërat më të pëlqyer, duke marrë vlerësime në kompeticionet shqiptare dhe jo vetëm. Por, jeta e këngëtares ndryshoi totalisht kur u martuar me diplomatin anglez Paul Edward Conolly.
Ishte dashuria që e largoi Anjezën nga vendi ynë, duke u shpërngulur në Angli, larg famës dhe larg angazhimeve të saj në muzikë. Në jetën e saj të re, si bashkëshorte, por edhe si nënë e Victorias, ajo preferoi të qëndronte edhe larg rrjeteve sociale.
Por, duket se një rikthim herë pas here atje bën. E tillë ka qenë edhe foto e fundit që ajo ka publikuar, duke na zbuluar edhe ndryshimin në “look” që ka bërë.
Por, duket se një rikthim herë pas here atje bën. E tillë ka qenë edhe foto e fundit që ajo ka publikuar, duke na zbuluar edhe ndryshimin në “look” që ka bërë.
Jo vetëm nga skena dhe muzika, por prej vitesh Shahini është larguar edhe nga Shqipëria ku ndërtoi jetën e saj të re me diplomatin anglez Paul Edward Conolly.
Në 2019, çifti u bënë prindër të një vajze, të cilën e quajtën Victoria. Lajmin për ardhjen në jetë të Victorias, Anjeza Shahini e ndau vetë me ndjekësit e saj të shumtë në rrjetet sociale ku edhe ka qenë mjaft aktive ato kohë.
Këngëtarja ndante mjaft momente nga jeta private. Por, papritur Anjeza bëri një shkëputje nga rrjetet sociale për rreth 3 vite, ku është rikthyer vetëm disa ditë më parë. Por, ajo që bie në sy te ky rikthim është me disa ndryshime të mëdha jo vetëm në “look”-un e saj, por edhe në jetën private.
Portali “Albeu” ka shkruar se këngëtarja mund të jetë ndarë nga bashkëshorti, pasi ka fshirë të gjitha fotot me të.
“Tashmë, në profilin e saj mungojnë fotot ku këngëtarja uronte partnerin për ditëlindjen, mungojnë gjithashtu edhe fotot familjare, si dhe fotot nga festa e 1- vjetorit të vajzës së tyre, ku Anjeza pozonte krah partnerit dhe zbuloi për herë të parë portretin e së bijës. Në profilin e saj ndodhen vetëm fotot e martesës që ka ndodhur në vitin 2015, por Anjeza Shahini ka ndryshuar 2 javë më parë shkrimin në fotot e dasmës, duke lënë thjeshtë një përshkrim formal. Gjithashtu, edhe urimin për vitin e ri 2023, Shahini nuk e ka bërë me një kartolinë familjare siç e do zakoni, por me disa foto të saj vetëm”, ka shkruar portali, duke zbuluar kështu jetën e re të artistet shqiptare, këtë herë si nënë beqare.
Ishte pikërisht jeta në Angli që e ka larguar pak nga të performuarit në skenë. Martesa me diplomatin Paul Edward Conolly dhe ardhja në jetë e vajzës, e zhvendosi jetën e Anjezas në një tjetër plan, atë të nënës. Kështu, ndryshimet në planin personal i zunë vendin atij profesional.
Kohë më parë ajo përmes një postimi në “Instagram”, duke ndarë një video nga dalja e saj e fundit në një skenë shqiptare u shpreh se ishte e lumtur që konkurrimet në festivale i kishte mbyllur me këngë dhe plot energji dhe ngjyra. Menjëherë pas këtij postimi u aludua se këngëtarja do të largohej përfundimisht nga muzika dhe nga të kënduarit.
Këtë gjë e përgënjeshtroi Anjeza duke thënë: “Hej të dashtun, si shpeshherë pasi postoj diçka, më duhet ta pasoj me një postim sqarimi. Në postin tim të mëparshëm shkrova që e kam mbyllur me festivalet. Nuk mendova se ishte një surprizë pasi më duket e natyrshme që një artist të kalojë faza të ndryshme të zhvillimit të tij artistik. Unë sigurisht do vazhdoj të këndojë. Dashtë Zoti na e bën mbarë…”.
Dhe më pas ajo bëri një sqarim tjetër duke shtuar: “Ah sorry, vetëkorrigjohem. Konkurrimet doja të thosha, se festivalet jo domosdoshmërish janë konkurruese. Ika tani, nuk po ju mërzis më. Me kësmet shihemi nga fundjava”.