Kryeministri Edi Rama ka replikuar me disa qytetarë në faqen e tij në Facebook pas publikimit të lajmit që certifikata e kontrollit teknik të DPSHTRR heq përfundimisht detyrimin e kontrollit fizik të automjetit kur ndërron pronësia.
Një pjesë e qytetarëve i kanë kërkuar të japë shpjegime për skandalin daljes së listave me të dhënat personale, pagat dhe jo vetëm, përfshirë edhe targat e makinave.
Një tjetër qytetar, referuar listave që dolën dhe rrogave shumë të mëdha të një pjese të vogël pyet kryeministrin “përse duhen tërë ata parazitët të marrin rrogat kot në kurrizin tonë?”.
Edi Rama i përgjigjet duke i thënë “rrogat për të cilat flet janë të sektorit privat ndërsa shërbimet janë të shtetit”.
Mes komenteve nuk mungon edhe ironia për Lulzim Bashën.
Komentues 1: Ky lajmi i mire është për të neutralizuar atë lajmin e keq për daljen e targave të 60 mijë qytetarëve shqiptarë nga DRPTSH-ja??!! Nuk ka ndonjë efekt të madh besoj.
Edi Rama: Jo i dashur, ky lajm është rezultat i punës së bërë, s’kemi çfarë neutralizojmë hiç dhe dy gjërat s’kanë lidhje me njëra-tjetrën, ndërsa për efektin e këtij lajmi pyet ata qe shpëtojnë nga ky hall
Komentues 2: Gëzuar krishtlindjet, por që të gëzohen drejtuesit e mjeteve dhe gjithë populli rregullo rrugët, pastaj redukto taksat, se drejtuesit po i paguajnë taksat, dhe shërbimet 0, ti i ke parë dhe vetë rrugët në gjithë Shqipërinë si janë
Edi Rama: I kam parë posi jo dhe janë shumë më mirë se sa ishin e do të bëhen shumë më mirë se sa janë, me punë e me durim jo me llafe, ndërkohë që për taksat, më ulët se i kemi çuar nuk ka më
Komentues 3: Po, po ia kursen në fakt se duhen të tërë ata parazitët që marrin rroga kot në kurrizin tonë!
Edi Rama: Nuk e kuptova lidhjen, sepse rrogat për të cilat flet janë të sektorit privat, ndërsa shërbimet janë të shtetit
Komentues 4: Po mor gojët e liga e baltë e llum, që flasin po dalin të vërteta.
Edi Rama: Luan Zenuni mvaret çfarë kupton dhe si i kupton.
Komentues 5: Leni budalliqet po jep llogari për atë që u ke bërë shqiptarëve me të dhënat personale. Mburresh me një darkë miu për të hequr vëmendjen nga ngjarja.
Edi Rama: Qetësohu dhe mendohu, sepse është shumë kuptimplotë kjo histori.