Labinot Maliqi, një imam nga Kosova, ka hedhur kritika të forta në lidhje me spektaklin Big Brother VIP. Ai ka thënë përmes një postimi në rrjetet sociale se kush e shikon këtë program televiziv janë njerëz që kanë devijuar nga rruga e duhur.
Përmes një postimi në Facebook, Maliqi ka thënë se duhet të qëndrohet sa më larg këtyre emisioneve, sipas tij epshore dhe fyese ndaj vlerave kombëtare e fetare.
“Kush shikon #BigBrother dhe të ngjajshme, janë thjeshtë të devijuar dhe rob të epshit të tyre. Sa më larg këtyre emisioneve epshore dhe fyese ndaj vlerave kombëtare e fetare, dinjiteti njerëzor, morali dhe besimi do jetë më i pastërt. Turp për të gjithë ata që i servojnë emisione degjeneruese publikut shqiptar”, shkroi Maliqi.
Në Big Brother janë pjesëmarrës dhe shumë konkurentë nga Kosova, dhe kjo ka bërë që programi të ndiqet shumë edhe në anën tjetër të kufirit kombëtar.