Nga Përparim Kabo
Ajo liste pagash qe qarkullon on line po i heq masken sistemit te ngritur tash 30 vite por në veçanti keta 20 vitet e fundit ku gjithçka ka marrë tatëpjeten…
Të irrituar se u shkel privatesia juaj….dhe keni kërcyer një bojë njeriu….vazhdoni ndiqeni juridikisht ….
Edhe Ëikileaksi beri buje Julian Assange u burgos…por bota mori vesh shume te verteta. Ju pasunorët tane pse keni frike nga historia juaj, pagat qe ju merrni jane pjese e saj….
Ato nuk mund te fshihen sa kohe qe ju keni disa lloj veturash, keni shtepi në qytet, keni vila në fshat, keni edhe në bregdet. Ju me djerrsën e ballit i keni bere ato sepse merni paga te larta…apo jo?!Në fund të vitit edhe po qete ne sektorin privat beni deklarim te te ardhurave tek Tatimet….
Pra shteti ua di “dhëmbë dhe dhëballët”-por tani me kete publikim ua mori vesh edhe publiku i gjere.
Ju nuk doni sepse jeni hequr të varfer, me pasuri qe u kane ardhur nga bashkeshortet e shkatheta, apo nga pleqtë, nga kursimet e vjehrave, nga ndonje dhurate apo hedhjeparesh ne dasma….!Por pa le te ndalemi më konkretisht…
Nëse nje gazetar merr 20 milion te vjetra në muaj apo 18 milion….kjo eshte page dhe ai paguan detyrimin fiskal mbi te ardhurat, apo atje perfshihen dhe fitime qe lidhen me transaksionin e reklamave pra behet fjale per nje e ardhur nga dividenti.
Nese eshte kjo e dyta, atehere e ardhura i shkon institucionit psh Televizionit ku ti punon dhe ai ndanë dividentin nese je ortak atje dhe jo i punesuar si rrogetar…
Por çfare ndodh, ti je atje si gazetar drejtor lajmesh apo editorialist…gjen kompanine e reklamave dhe parate qe merr i ndane me pronarin, pastaj pjesa qe mbetet e merr ti dhe e emerton si page….
Nese ben keshtu ti nuk paguan detyrim per fitimin por vetem detyrim mbi te ardhurat….Po çfare keni bere ju more mediatare qe te paguheni në vit sa presidenti i SHBA-ve?
Asgje, ju vetem keni kap llogoren per te mbrojtur njeren pale politike, kunder pales tjeter, e gjithe kjo sjellje vetem me baze interesi , duke perfituar makuterisht në kurriz te interesit publik…
Ju e keni shperdoruar publikun dy here, heren e pare si pasunorë perball varferise ekonomike te popullit, dhe heren e dyte si sherbetore te parase galopante dhe jo interesit publik te shoqerise. Pra jeni edhe ju pushteti i parase asgje me shume…
Pash në kete listë se si në nje kompani fasonerie pagat e te gjitha niveleve 300 mije lekë te vjeter…nje abuzim i hapur per te mos derdhur sigurimet shoqerore. Po si ka mundesi qe edhe punetorja e kesaj fasonerie te marri kete rroge, dhe pergjgjesia dhe ekonomisti apo dhe administratori…Ti shtet ku i ke syte, Inspektoriati Shteteror i Punes çfare ka bere deri më tani, po tatimet?
Kontrolli i te ardhurave dhe detyrimet lidhen me raportet qe krijohen me politikat fiskale dhe me nivelin e jeteses dhe sigurimin e te ardhurave ne buxhetin e shtetit…!