Ne ket mbrembje te mirë organizuar ishin prezent edhe shume përfaqësues të shoqatave shqipetare ne Michigan dhe veprimetar të çeshtjes kombetare. Edhe nje her kjo darkë e shtruar simbolizon bashkupinim të shkëlqyer të Diaspores Malesore dhe perkrahjen që është krijuar për shoqatën e re Jehona e Malesise.
Gjatë takimit u vlerësua lart puna e administratës lokale në Tuz, gjithnjë duke e parë atë si një storie suksesi, por gjatë diskutimit, po ashtu, u shprehen edhe shqetësimet lidhur me situatën e krijuar në Malin e Zi dhe në rajon, ka shkruar z. Camaj në fb.
Postimi i plotë i z. Camaj:
Të dashur miq,
Një takim tjetër, tejet të ngrohtë e vëllazërorë, me përfaqësuesit e shoqatave shqiptare në Michigan, organizoi mbrëmë Shoqata “Jehona e Malësisë”.
Falenderoj Jehonën dhe drejtuesit e saj, në mënyrë të veçantë Vilson Sinishtaj e Agron Sylvia Dedivanaj, të cilët organizuan një panel diskutimi tejet në nivel, e që në fokus të interesimit kishte Malësinë, shikuar nga prizmi i rrethanave politike e ekonomike, si edhe mundësitë e bashkëpunimit me diasporën.
Gjatë takimit u vlerësua lart puna e administratës lokale në Tuz, gjithnjë duke e parë atë si një storie suksesi, por gjatë diskutimit, po ashtu, u shprehen edhe shqetësimet lidhur me situatën e krijuar në Malin e Zi dhe në rajon.
Përpos kësaj, takimet e këtilla paraqesin rast të mirë, për t’u takuar me miqtë e vjetër e të ri, dhe për t’i falenderua për kontributin që ata i japin, në mënyrë të vazhdueshme, Malësisë.
Në fund, organizatori shtroi një darkë, sponsor i të cilës ishte Mark Nikolla Lulgjuraj.
Faleminderit vëllezër e motra!
Me respekt,
Nikollë Camaj, kryetar i LDSH./infoalb.mk