Adriana ka thirrur në “Ka Një Mesazh Për Ty” adashen e saj, e cila në fakt është nusja nga Rumania. Gjatë rubrikës të “E diela shqiptare” në Tv Klan ajo tregoi sa shumë e vlerëson Adin (siç e thërrasin nusen) dhe sa dëshirë ka që ta shohë të lumtur.
Keqardhja e Adrianës është ta veshë nusen me fustan të bardhë dhe mbi të gjitha, ajo të ketë pranë prindërit e saj në ditën e rëndësishme. Në fakt, ajo ka organizuar gjithçka, por Adi nuk është në dijeni dhe vjen në studio me mendimin se pas ekranit ndodhet Ergisi, dashuria e saj. ajo habitet kur shef se është vjehrra dhe emocionohet menjëherë.
Adriana: Adi, ti e di mami të do fort. Ti je dashuria e familjes time, e djalit tim. Mami do të të shikojë ty vetëm të qeshur. Ti e di se mami të do fort.
Adi: E di.
Adriana: Ti je vajza ime.
Adi: E di edhe unë të dua shumë, ke shumë respekt.
Ardit Gjebrea: Cila është marrëdhënia me vjehrrën tënde?
Adi: Shumë e mirë. Shoqe, pastaj vjehrrë.
Ardit Gjebrea: Po në Rumani ke prindërit?
Adi: Po.
Ardit Gjebrea: Kanë ardhur prindërit në Shqipëri?
Adi: Jo.
Ardit Gjebrea: Asnjëherë?
Adi: S’kemi bërë dasmë.
Ardit Gjebrea: Nuk ke bërë dasmë ti? Pse?
Adi: Nuk e di, pastaj, avash./tvklan.al