Janë, por nuk fluturojnë!/ Ku përfunduan 6 helikopterët shqiptarë që u blenë për 78.6 mln euro?!

Ministria e Mbrotjes së Shaipërisë ka blerë gjashtë helikopterë në vitin 2014.
Nga të cilët, dy janë për emergjencat civile, por asnjëri nuk është parë të fluturojë në qiellin e Shqipërisë për të shuar flakët që kanë pushtuar vendin.

A2CNN ka publikuar kontratën që qeveria shqiptare ka bërë me kompaninë Airbus Helicopter për të blerë 6 helikopterë.

Vlera e këtyre mjeteve fluturuese ishte e kripur mjaftueshëm për financat shqiptare, plot 78.6 milionë euro, para të cilat siç duket kanë shkuar dëm pasi helikopterët nuk po e kryejnë funksionin e tyre.

https://www.youtube.com/watch?v=n9fmU3K1v0o

 

Author: admin