Prej rreth dy vitesh Nora Istrefi dhe Robert Berisha i kanë dhënë fund martesës së tyre dhe duhet theksuar ishte një ndër ndarjet më “shembullore” të showbiz-it. Ndonëse ndanë rrugët, ata kanë ruajtur raporte tepër të mira pasi në mes është edhe vajza e tyre Renee. Rrjedhimisht, Norën dhe Robertin i kemi parë shpesh bashkë pas ndarjes: në pushime së bashku, në të njëjtën shtëpi apo duke ngrënë në restorant. Ata kanë mbetur dy shokë, ndërsa kanë treguar se edhe marrëdhëniet me familjet e njëri-tjetrit vazhdojnë të jenë të mira.
Madje, ata janë mbështetja më e madhe e njëri-tjetrit dhe këtë e dëshmojnë herë pas here. Së fundmi ka qenë Roberti që ka surprizuar ndjekësit me një veprim tepër të ëmbël për Norën. Këngëtari ka treguar përkrahje ndaj ish-bashkëshortes. Roberti ka publikuar një video nga makina e tij ku shihet teksa dëgjon këngën e Norës në bashkëpunim me Gjikon dhe Melindën.
Kujtojmë se të dy kanë deklaruar se janë “single”. Roberti është përfolur disa herë për lidhje rë reja, por ai i ka mohuar gjithnjë zërat. Ndërkohë, jeta personale e Norës mbetet hermetike ashtu siç ajo është përpjekur ajo ta mbajë gjithë këto vite.