Eksperti i shëndetësisë Anthony Fauci ka paralajmëruar se janari do të jetë një muaj shumë i vështirë për sa i përket COVID-19.
“Janari do të jetë i tmerrshëm” ka thënë Dr. Fauci duke ngritur alarmin se rastet dhe vdekjet me koronavirus do të rriten. Kjo edhe si pasojë i grumbullimeve të njerëzve gjatë festave pavarësisht paralajmërimeve të autoriteteve përkatëse.
“Të të sëmurëve gjatë Ditës së Falënderimeve do t’ju bashkohen të sëmurët e Krishtlindjeve. Askush nuk dëshiron të modifikojë apo të mbyll vendin për festat e fundvitit, por jemi në momente shumë kritike” ka thënë ai.
Javën e kaluar në SHBA nga COVID-19 kanë humbur jetën 15 mijë njerëz, që është java më vdekjeprurëse që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit./korrieri.al