Raporti mes Sarës dhe Pajtimit sa vjen dhe bëhet më i afërt.
Mbasditen e sotme ata kanë marrë kohën e tyre për të zhvilluar me njëri-tjetrin një bisedë të gjatë dhe tepër interesante.
Në diskutim e sipër, Pajtimi e pyeti Sarën nëse ka pasur lidhje dashurie me djemtë nga Tirana.
Këtë pyetje ai e justifikoi me faktin se është shumë xheloz.
“Jam tepër xheloz, a mund të di me sa djem nga Tirana ke dalë?”,- pyeti ai.
Sarah nga ana tjetër u tregua e sinqertë duke u përgjigjur: Nuk kam pasur një lidhje, vetëm njohje.
Top Channel