Kryeipeshk?v i Tiran?-Durr?sit e President i Konferencës Episkopale Katolike t? Shqipërisë, Imzot George Frendo, ka folur për herë të parë për përjetimin e tij n? betejën me koronavirusin nga Bari Italis? ku gjendet prej më shumë se tri jav?sh.
Për Radio Vatikanin, Imzot George Frendo rrëfen v?shtir?sit? shkaktuar nga infektimit me Covid. Imzot George Frendo thotë se kjo ka qenë një periudhë e vështirë, ndërsa thotë se është gjetur më pranë Jezu Krishtit . Kryeipeshk?vi falënderon mjekët, personalin shëndetësor p?r kujdesin e kurimin dhe besimtarët p?r lutjet.
“Isha në një situatë të keqe. Më kanë ndihmuar shumë. Gjatë këtyre javëve jam ndjerë shumë afër Jezu Krishtit. Më ka ndihmuar shumë kjo eksperiencë që të ndihem më solidarë me ata që janë të infektuar. Gjatë kësaj periudhë jam lutur për veten edhe për këta, dhe për ata që kujdesen. Jam shumë mirënjohës ndaj personelit të spitaleve që përpiqen të ndihmojnë. Le të përballojmë këtë situatë me kurajën që na jep feja jonë. Po pres të dal nga këtu dhe të bashkohem sa më shpejt me popullin ti. E di sa janë lutur për mua”, thotë Imzot George Frendo.