Fjoralba Ponari na tregoi ditën e djeshme se do vijë me një program të ri, që ka në qendër fëmijët dhe realizimin e dëshirave të tyre. “Më thuaj një dëshirë” titullohet emisioni i cili, me sa kuptuam nga videoja e publikuar prej Fjoralbës në rrjetet sociale, do dhurojë shumë emocione të forta.
Padyshim, pjesë e tij do jenë edhe të rriturit që do surprizohen gjithashtu.
Moderatorja pas publikimit të promos ka zbuluar disa detaje të veçanta për emisionin. Ajo ka treguar se transmetimi i tij do të nisë në janar 2021 dhe na ka siguruar se të gjithë do të derdhim lot nga emocionet. Fjoralba është shprehur se dhe vetë e ka përjetuar shumë këtë emision gjatë xhirimeve dhe se ka kuptuar disa të vërteta të hidhura.
“Uff aman se kam rënë 5 kilogramë që kur kam filluar xhirimet. Sa më shumë i largoheshim qendrës së kryeqytetit, aq më të thjeshta, të pafajshme e që të thyenin zemrën ishin dëshirat”, shprehet moderatorja.
Ajo ka treguar se ky program do të jetë ndryshe nga të tjerët, sepse mbi të gjitha është shumë real. Por, si mendoni ju, a mund të mungojnë pyetjet për Françeskon në një bashkëbisedim me fansat e Fjoralbës? Padyshim që jo.
Dikush e ka pyetur moderatoren “Sa mbështetje ke nga partneri duke ditur si është tv?” Dhe sigurisht bukuroshja bjonde dha një super përgjigje romantike. “Është mbështetja më e madhe pastaj më mirë se tv më njeh mua si jam.”– është kjo përgjigja e Fjoralbës.