“Jam kurioze çfarë do bësh me ‘As-at’ nën mëngë që kanë njerëzit për ty”/ Mikela për Oltën

Ish-banorja e “Big Brother Vip”, njëkohësisht edhe shoqja e ngushtë e Efi Dhedhes, Mikela Pupa, ka reaguar ashpër ndaj aktores Olta Gixhari. Kjo e fundit, ditën e djeshme, kërcënoi se do të tregojë gjërat që di për jetën jashtë “Big Brother”, për Efin dhe Kiarën.



Mikela ka vendosur ta bëjë reagimin e saj në rrjetet sociale, duke publikuar postimin e “Iconstyle.al”, krahas së cilit shkruan se i vjen keq por edhe mirë që Olta po mbahet në “BBV.”

Kjo për faktin se sipas Mikelës, aktorja po tregon fytyrën e saj të vërtetë. Ish-banoraj e përmbyll shkrimin e saj, duke pyetur se çfarë do të bëjë Olta me “As-et” që kanë njerëzit për të.



“Kush flet pikërisht ti moj Olta. Një femër pa karakter, manipuluese, mashtruese, një femër e ulët. Më vjen keq që po të mbajnë në atë shtëpi, por njëkohësisht më vjen dhe mirë që po nxjerr fytyrën tënde të vërtetë. Nëse mendon se po prek vajzat e shtëpisë në moral, e ke shumë gabim, kur balta vjen nga llumi nuk të bën pis. Kurioze jam çfarë do bësh me “As-at” nën mëngë që kanë njerëzit për ty”– shkruan Mikela.

Author: morevesh