“Jam krenar që jam Shqiptar”/ Mbi 40 produkte shqiptare do të certifikohen “Made in Albania”

Kryeministri Edi Rama këtë të dielë e ka nisur me me prodhuesit e ekselencës tradicionale, që tashmë i kanë produktet të mbrojtura e të certifikuara, si vlerë e shtuar e markës “Made in Albania”.



“MIRËMËNGJES 😊 dhe me prodhuesit e ekselencës tradicionale, që tashmë i kanë produktet të mbrojtura e të certifikuara, si vlerë e shtuar e markës “Made in Albania”, ju uroj një të diel të mbarë🙏” shkruan Rama në postimin e tij.

Puna për regjistrimin dhe mbrojtjen e produkteve bujqësor dhe ushqimore ka filluar vite më parë, por miratimi i ligjit dhe akteve nënligjore për skemat e cilësisë së produkteve bujqësore dhe ushqimore i hapën rrugë njohjes dhe certifikimit të tyre me tre sisteme krysore të përafruara me BE-në si treguesi gjeografik, emërtimi i origjinës dhe specialiteti tradicional i garantuar.



Deri më sot është bërë identifikimi i mbi 40 produkteve që kanë potencialin për t’u certifikuar shumë shpejt.

https://www.facebook.com/watch/?v=749830913230734

Author: morevesh