“Jam e lumtur që është mirë”/ Flet për herë të parë mamaja e Luizit

Luiz Ejlli është një prej banorëve më të ndjekur dhe më të komentuar të “Big Brother Vip”.

Por sot në programin “Ditë pas dite” ka reaguar nga Amerika nëna e tij. Ajo ka bërë një telefonatë me gazetaren Fjodora Fjora, e cila është mundësuar nga Meridian Ramçaj. Kjo është hera e parë që nëna e Luizit reagon për djalin e saj duke hedhur poshtë edhe thashethemet se nuk flet me të.



Sipas moderatores Fjodora Fjora nëna e Luizit ka thënë që është shumë e lumtur për të, që Big Brother është një luftë nervash për të gjithë ku të gjithë duan të fitojnë. Por që sigurisht fitoren ajo ja uronte me zemër djalit të saj.

Author: morevesh