“Jam arrestuar për drogë”, rrëfehet për herë të parë Bojken Lako

Bojken Lako njihet si një artistët më kontravers në Shqipëri. Ndonëse vitet ikin, ai vazhdon të ketë një stil ndryshe nga të tjerët.

I ftuar në emisionin “Pikë”, Bojkeni ka zbuluar për herë të parë se gjatë jetës së tij ka pasur një luftë personale me varësinë ndaj drogës.

“Kjo është temë shumë delikate dhe theksoj që duhet bërë shumë kujdes. Unë isha me fat, por të rinjtë e sotëm janë më abuziv sesa ishim ne dikur. Duhet të heqin dorë para se gjërat të arrijnë në një pikë pa kthim”, u shpreh ai.

Më tej, i pyetur nëse ka qenë ndonjëherë i arrestuar, Bojken pranoi se po dhe është arrestuar pikërisht për drogë.

“Nuk e kam treguar kurrë publikisht këtë”, pranoi Lako, ndërsa nuk dha detaje të tjera.

/b.h

Author: admin