“Jam adhurueѕe e fjalës së burrave, atyre prej vërteti”, Rezarta Shkurta ѕhрërthen ndaj Donaldit: Unfollow me kënaqësi…

Mbrëmjen e djeshme (e martë) janë zhvilluar ngjarje interesante brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Ndër të tjerash, në Big Brother VIP është diskutuar edhe për raportin e afërt mes aktorit Donald Veshaj dhe këngëtares Beatrix Ramosaj.

Një afrimitet mes dyshes nën dyshimet se mes tyre ka diçka më shumë, ka irrituar një pjesë të atyre që janë jashtë shtëpisë, për vet faktit që muaj më parë në BBV, Donaldi la të kuptohej se kishte një dëshirë rikthimi me prezantuesen Bora Zemani.

Rezarta Shkurta reagon publikisht pas gjesteve të Donaldit: Jam adhuruese e fjalës së burrave prej vërteti, jo atyre që shiten për show
Ajo përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Instagram, ka shprehur mllefin ndaj Donaldit, duke e hequr nga lista e personave që ndjek në llogarinë e saj.

“Unë jam adhuruese e dashurisë. Jam adhuruese e sinqeritetit dhe e fjalës së burrave, atyre prej vërteti. Jam adhuruese e njerëzve që nuk shiten as për show as për vëmendje. ‘Unfollow’ me shumë kënaqësi për ata që s’i kanë këto vlera”, ka deklaruar ajo.

Për ngjarjen në fjalë reagoi edhe këngëtarja Semi Jaupaj, ish-banore e Big Brother VIP, e cila u largua nga spektakli në shenjë revolte./asutimes.com

Author: admin