Ja si përgjigjet Luizi/ “Tre banorët që do të çonte në nominim nëse do t’i jepej mundësia?”

Luizi, Kiara dhe Bledi janë në nominim, teksa njëri prej tyre do të lërë shtëpinë e BBV të martën. Të tre ata u vendosën në nominim nga Olta Gixhari.

Tani Luizi po pret rradhën e tij dhe gjatë një bisede me Beatin mëngjesin e sotëm ai zbuloi se cilët banorë do të zgjidhte.



Ndryshe nga të tjerët, Luizi tha se do çònte në nominim veten, Oltën dhe Armaldon. Por kujtojmë se kjo gjë nuk është e lejuar pasi nuk ke të drejtë të dërgosh veten në nominim. Mbetet për t’u parë kur do i vijë radha Luizit për që të ketë të drejtën të nominojë 3 banorë.

Kujtojme se Një zarf i kuq u fut nga Vëllai i Madh në shtëpi për Oltën. Grupi i saj u shpall fitues në lojën me litar, për pasojë Olta ka një avantazh nga Vëllai i Madh. Olta hapi zarfin e kuq dhe ajo kishte mundësine të dërgonte tre banorë në televotim. Olta zgjodhi që të nominojë Kiarën, Luizin dhe Bledin.

Author: morevesh