Vitin që lamë pas, zhvilluesit e ‘softuerëve’ zinin vendin e pestë në grup-listën e punëve më të kërkuara, mirëpo, ndryshe nga viti i kauar tashmë ata renditen në vendin e parë në listën e US Neës& Ëorld Report.
Pavarësisht nga shkurtimet e mëdha të stafit në kompanitë kryesore të teknologjisë, si Meta Platforms, Salesforce dhe Amazon.com., US Neës analizoi të dhënat nga Byroja e Statistikave të Punës dhe në bazë të disa faktorëve si: paga mesatare, norma e punësimit, perspektivat e ardhshme të punës, niveli i stresit dhe balanca punë-jetë, u arrit kjo renditje.
Për vitin 2023, siguria në punë është prioriteti më i lartë dhe faktori kyç.
Në një kohë kur frika nga recesioni po rritet dhe kërcënimi për largime të mëtejshme nga puna është gjithnjë i pranishëm, karriera në kompanitë e mëdha të teknologjisë e ka humbur shkëlqimin e saj të dikurshëm, për të gjithë ata që kërkojnë sektorë më të qëndrueshëm.
Sipas një sondazhi të fundit nga ZipRecruiter, mbi një e katërta e punonjësve të teknologjisë që janë larguar nga puna, u zhvendosën në një industri tjetër.
Për ata që duan të vazhdojnë të qëndrojnë në sektorin e teknologjisë, konkurrenca po shtohet pasi kandidatët po garojnë për një numër gjithnjë e më të vogël pozicionesh të lira.
Megjithëse perspektiva mund të jetë përkeqësuar disi për zhvilluesit e softuerëve në sektorin e teknologjisë, mundësitë janë ende të shumta në kompanitë e tjera.
Në pamundësi për të konkurruar me pagat e Silicon Valley, bizneset në industritë tradicionale, duke filluar nga financa e deri te shitjet me pakicë, kanë vuajtur prej kohësh nga mungesa e inxhinierëve të softuerëve dhe tani janë të etura për të punësuar talentet më të mira.
Për ata që kërkojnë siguri maksimale në punë, US Neës veçon një fitues evident.
Sipas raportit, 13 nga 20 profesionet më të mira dhe me sigurinë më të lartë në vendin e punës janë në sektorin e shëndetësisë, ku renditen punë si infermierë apo menaxherë të shërbimeve mjekësore dhe shëndetësore.
Burimi: Monitor